08,11,2025

Maqedonia sërish do të përballet me mot të ligë

Must Read

Sinoptikët nga Drejtoria për Punë Hidro-meteorologjike në Maqedoni, (DPHM) paralajmërojnë mot jostabil nga pasditja e së enjtes deri të premten.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi deri në 90km në orë, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, transmeton Zhurnal.

Rrymat ajrore që do të vijnë nga veriu do të shkaktojnë ulje të temperaturës për 10 gradë në krahasim me ditët paraardhëse.

Nga DPHM nuk saktësojnë nivelin e reshjeve apo vendin e saktë,. por bëjnë thirrje të shmanget qëndrimi në vende të hapura dhe nën pemë të vetmuara, për shkak të numrit të lartë të shkarkimeve elektrike që priten këto ditë.

Gjatë fundjavës moti do të stabilizohet dhe do të ketë rritje të temperaturës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img