18,11,2024

Maqedonia konfirmon krijimin e një grupi të përbashkët me Kosovën për gjetjen e policëve

Must Read

Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu, në një deklaratë për lajmi.net, ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet krijimi i një ekipi të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, për gjetjen e policëve të zhdukur në lumin Lepenc.

Ai ka thënë se që nga mbrëmë  autoritetet maqedonase janë në kontakt me ato kosovare për gjetjen e dy policëve të zhdukur.

Mirëpo sipas tij, nuk mund të thuhet ende nëse ata janë në territorin e Maqedonisë për shkak të terrenit të vështirë.

‘Edhe forcat tona të policisë maqedonase janë të angazhuara, janë në kontakt të drejtëpërdrejtë edhe me Policinë e Kosovës, janë patrullat e përbashkëta prej mbrëmë që patrullojnë. Tash presim që të krijojmë edhe një grup të përbashkët të njësive speciale me kosovarët edhe të shohim, është terreni shumë i vështirë dhe nuk mundemi të themi me saktësi se ndodhen në territorin tonë shkak të terrenit të vështirë”, bëri të ditur Nuhiu.

Nuhiu shtoi se janë në komunikim të drejtpërdrejt me Njësinë Speciale të Kosovës, ku do të shkëmbejnë përvojat për njohjen e terrenit.

“Tani, jemi në komunikim të drejtëpërdrejtë më njësinë speciale të Kosovës, dhe përmes krijimit të ekipit të përbashkët mund të shkëmbejmë edhe përvojat edhe njohjen e konfiguracionit të terrenit”, ka përfunduar Nuhiu për lajmi.net.

Dy policët janë zhdukur mbrëmë pas një aksidenti rreth orës 20:45.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img