02,07,2025

Maqedonia e fundit në Evropë për nga cilësia e jetesës

Must Read
Shkup

BKG e mat “mirëqenien e qëndrueshme” të një vendi në bazë të 44 treguesve të ndryshëm, ndërsa BPV për kokë banori është vetëm njëri nga to.

Treguesit, mes tjerash e matin edhe normën e papunësisë, inflacionin, përhapjen e sëmundjeve, jetë zgjatjen e pritur, cilësinë dhe qasjen e arsimit, cilësinë e infrastrukturës, gjendjen me mjedisin jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë të tjera transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit të BKG për vitin 2016 Maqedonia ka notën më të ulët, 42.9, ndërsa menjëherë pas saj vjen Mali i Zi me 43.3 dhe Moldavia me 44.5.

Vijojnë pas tyre Bosnja dhe Hercegovina me 48.5, pastaj Ukraina me 49.1 dhe Shqipëria me 50.

Nga vendet tjera të Ballkanit më mirë radhiten Sllovenia me 63.4, Greqia me 62.6, Serbia me 53.7, Kroacia me 50.4 dhe Bullgaria me 48.6.

Cilësia e jetesës është më e mirë në Norvegji 100, në Holandë 95, Finlandë 94.9 dhe Gjermani 93.6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img