16,04,2024

Maqedonia do marrë borxh të ri prej 70 milionë eurove

Must Read

Kufiri i borxhit publik është 45 përqind sipas ministrit të financave Zoran Stavrevki, ndërsa sipas Kire Naumov kjo përqindje është për 2.2 më e lartë. Sipas normave të BE-së kufiri maksimal duhet të qëndrojë 60 përqind, shkruan zhurnal.mk.

“Askund në botë shuma e borxhit publik si përqindje e PBV-së, në tremujorin përkatës, nuk përllogaritet në raport me parashikimin e rritjes së PBV-së deri në fund të vitit, por llogaritet në bazë të të dhënave për katër tremujorët e fundit”, thuhet në reagimin e Naumovit.

Naumov pohon se përllogaritja duhet të jetë shuma e rritjes së parashikuar për tremujorin e parë të këtij viti dhe rritja e parashikuar nga tremujori i dyti, i tretë dhe i katërt i vitit të kaluar. Por, sipas Zoran Stavreski, metodologjia e përdorur tani është e njëjtë që nga viti 2002, kur me ministrinë ka kryesuar staf i i LSDM-së, si dhe shton që në fund të çdo viti, bëhen korrigjime. “Në përfundim të çdo viti bëhet harmonizim i borxhit publik me normën e realizuar të rritjes së PBV-së”, tha Zoran Stavreski, ministër i financave, njofton Alsat M.

Derisa qeveria dhe opozita përplasen për shumën e borxhit publik të përllogaritur si përqindje e PBV-së, nesër shteti planifikon të marrë hua të re prej 70 milionë eurove te bankat vendore, ndërsa ditën tjetër duhet të shlyhen 100 milionë euro.

The post Maqedonia do marrë borxh të ri prej 70 milionë eurove appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img