24,11,2024

Maqedoni: Zgjedhjet mbahen më 5 qershor

Must Read

Trajko Veljanovski, përmes një komunikate nënvizoi se këtë e ka bërë në bazë të autorizimit që ia lejon ligji dhe kushtetuta, në pajtim me vendimin për shpërndarjen e parlamentit. Ai u është drejtuar qytetarëve të vendit duke shfaqur shpresën se se të gjitha partitë politike do të japin ndihmesën e tyre që zgjedhjet të kalojnë në një frymë të qetë dhe demokratike dhe që secili të ketë mundësi ta realizojë të drejtën për të votuar më 5 qershor.

Tash për tash, opozita maqedonase e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate, e kundërshton datën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe ka paralajmëruar bojkotimin e  zgjedhjeve për shkak të ngecjes së reformave të parashikuara dhe mungesës së kushteve, sipas saj, për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Partia Demokratike Shqiptare është shprehur se qëndron në një vijë me komunitetin ndërkombëtar dhe do të ndjek rekomandimet e tij, sa i përket zgjedhjeve të pritshme.

Ndërkaq, pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për pezullimin e hetimeve ndaj politikanëve të dyshuar për manipulime zgjedhore dhe për përfshirje në akte kriminale, vlerësohet se edhe Bashkimi Demokratik për Integrim mund të rishqyrtojë vendimin për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Aktualisht, partia VMRO-DPMNE kërkon me ngulm që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 5 qershor. Ndërkaq, komuniteti ndërkombëtar thekson se cilësia dhe standardet e zgjedhjeve janë më të rëndësishme sesa data e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Maqedoni: Zgjedhjet mbahen më 5 qershor appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img