24,12,2024

Maqedoni, përmbytjet shkaktojnë miliona euro dëme në ekonomi

Must Read

Përmbytjet e mbrëmjes së 6 gushtit, përveç 22 viktimave dhe dëmeve materiale të banorëve në vendbanimet e rrethinës së Shkupit, krahas ekonomive familjare dhe bujqësore, u prek edhe ekonomia dhe bizneset që operojnë në këtë zonë.

Sipas vlerësimeve të drejtuesve të kompanive, numri i kompanive që veprojnë në këtë zonë arrin deri në 400, ndërsa vetëm në zonën e ekonomisë ku operojnë mbi 20 kompani dëmet vlerësohen mbi 15 milionë euro.

Përfaqësues i një kompanie të prekur nga përmbytjet, Remzi Isaku, në emër të kompanive të kësaj zone, theksoi se pavarësisht humbjeve të tyre të mëdha, ata janë të gatshëm që të ndihmojnë banorët e prekur nga kjo katastrofë natyrore.

Ai shtoi se janë prekur lloje të ndryshme të bizneseve.

“Dëmi është vlerësuar 100 për qind. Këto janë firma që funksionojnë prej 7-8 vitesh deri në 25 vite përvojë, janë firma të vjetra që kanë paguar tatim ndaj këtij shteti, si dhe të gjithë të punësuarve u janë paguar kontribute”, u shpreh Isaku.

Kompanitë e ekonomisë të cilat operojnë në këtë zonë kërkuan që qeveria të krijojë një mekanizëm që do t ë bëjë vlerësimin e dëmeve të bizneseve dhe, pasi të kalojë faza e parë e urgjencës, të merren masa konkrete për ndihmë të këtyre bizneseve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img