04,10,2024

Maqedoni: Financimi i OJQ-ve nga shteti, fund i demokracisë

Must Read

Profesori universitar, Hasan Jashari konsideron se pushteti dëshiron ta instrumentalizojë sektorin civil.

”Nëse në atë formë delegjitimohet organizata joqeveritare atëherë fajin e ka pushteti, që me anë të mjeteve, me anë të presioneve, me anë të animeve e bën organizatën joqeveritare që të punojë për atë ”– u shpreh profesori universitar Hasan Jashari.

Sipas drejtorit të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari qeveria veçmë financon organizata të caktuara, të panjohura për opinionin dhe nuk dihen kriteret e ndarjes së këtyre fondeve.

”Nuk do të ishte e shëndoshë që mjetet nga qeveria të shkojnë te organizatat joqeveritare për arsye se pa u zhvilluar kritere të qarta dhe kapacitete brenda institucioneve të shtetit të cilët do të mundësonin që këta mjete të ndahen në mënyrë transparente me kritere shumë të qarta”– deklaroi Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”.

Sipas aktivistit, Arianit Xhaferi ndalimi i fondeve të jashtme do të ishte fundi i demokracisë.

 ”Janë një numër i madh dondacionesh në Maqedoni, janë me dhjetëra fondacione në Maqedoni të cilat e ndihmojnë sektorin civil që të zhvillohet dhe të zhvillojë edhe demokracinë në Maqedoni. Dhe pa këto fondacione, pa ndihmën e këtyre fondacioneve të shumta dhe me pushtetin e Gruevskit, Maqedonia që moti do të ishte shndërruar në një Kore Veriore të Evropës” – tha Arianit Xhaferi, “Eco Guerilla”.

Aktivisti, Marko Troshanovski thekson rëndësinë e pavarësisë së OJQ-ve nga qeveria.

”Shteti dhe sektori civil nuk janë konkurrent, ata janë partnerë. Ata bashkërisht punojnë për të mirën e shoqërisë. Aty ku në shtet mungojnë kapacitete dhe aftësi, aty vepron sektori civil, i cili me resurset e veta dhe ekspertizën i përmbush ato vrima ”– tha Marko Troshanovski, aktivist.

Në intervistën e fundit lideri i VMRO DPMNE-së tha se multimiliarderi Sorros dhe bashkëmendimtarë të tij kanë monopol në sektorin civil në Maqedoni, duke financuar 90% të OJQ-ve. Ai tha se në të ardhmen qeveria duhet të ndajë më shumë fonde për të financuar OJQ-të, të cilat pastaj do të jenë të pavarura t’i realizojnë projektet e tyre./AlsatM/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img