03,05,2024

Mali i Zi i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës për përmbylljen e demarkacionit

Must Read

Zyrtarët malazezë janë të interesuar që demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës të zgjidhet, por jo në dëm të asnjërës palë. Ata theksojnë se demarkacioni u bë në bazë të dokumenteve në dispozicion të të dyja vendeve dhe se ai është në përputhje të plotë me kufirin administrativ të periudhës së ish-Jugosllavisë. Por ata e vlerësojnë edhe punën e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët nuk gjetën asnjë shkelje ligjore në shënimin e kufirit.

Presidenti i Malit të Zi, i cili këtyo ditë qëndroi në Ulqin, ka folur për shënimin e kufirit me Kosovën. Ai ka thënë se retifikimi i kësaj marrëveshjeje është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varet liberalizimi i vizave për ta.

“Ne kemi mirëkuptim dhe me durim po presim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni”, tha z. Vujanoviq.

Edhe drejtori i Komisionit qeveritar malazez për çështje të demarkacionit me Kosovën, Milan Paunoviq, ka thënë se procesi i demarkacionit është vlerësuar pozitivisht si nga ekspertët ndërkombëtarë, ashtu edhe nga ekspertët e pavarur.

“Përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjëermanisë kanë vlerësuar se demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk ka ndonjë parregullsi dhe se në planin juridik dhe teknik ai është plotësisht në rregull’, ka thënë Paunoviq.

Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se demarkacioni nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e mira me Kosovën.

“Kjo çështje nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës. Përkundrazi, Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën për përmbylljen e procesit”, tha ai.

Markoviq ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të bëjë edhe disa lëshime për kushtet politike që i ka përcaktuar Bashkimi Evropian për Qeverinë e Kosovës dhe për qytetarët e saj.

Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën, e cila është nënshkruar në gusht të vitit 2015. Por, kjo marrëveshje nuk është ratifikuar ende nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme, ndonëse Bashkimi Evropian e ka përcaktuar këtë si njërin ndër dy kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /Zëri i Amerikës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img