17,11,2025

Maleski: Ky është momenti më i keq për kontestin e emrit

Must Read

denko-maleski-552721268_1460279940-8837672

Partitë dinë që t`i keqpërdorin ato tema emotive gjatë zgjedhjeve, si kontesti i emrit me Greqinë. Ky ndoshta është momenti më i keq për t`u ngritur ajo çështje, konsideron diplomati maqedonas, profesori universitar Denko Maleski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ne do të dëshironim të besonim se ky është momenti i duhur, por asgjë nuk tregon faktikisht se kjo është kështu, pasi që ndoshta kishte momente në historinë politike të Maqedonisë në fillim, kur demokracia ende nuk ishte konsoliduar, disa njerëz si kryetari kanë mundur që t`i marrin mbi supe disa vendime më të rëndësishme rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë tani jetojmë në një proces plural, me parti të ndryshme politike që kanë pikëpamje të ndryshme dhe të cilat dinë që t`i keqpërdorin ato tema emotive gjatë zgjedhjeve, kjo ndoshta është momenti më i keq për t`u ngritur ajo çështje.

Megjithatë, kalimi nga pushteti autokratik në demokraci, ku do të respektohen qëndrimet e partive të ndryshme, që paraqesin segmente të ndryshme të shoqërisë rreth të gjitha çështjeve, edhe për çështjen e emrit, është mënyra për të ardhur deri te uniteti në shtet për t`u zgjidhur problemi dhe Maqedonia të bëhet pjesë e strukturave euro atlantike”, tha Maleski, transmeton TatovaSot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img