30,10,2024

Malazezët djegin në Podgoricë flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Must Read
Ambasada e Shqipërisë në Mal te ZI

Rasti është regjistruar pranë ndërtesës së “Capital Plaza”, atje ku janë edhe zyrat e ambasadës së Kosovës, transmeton televizioni shtetëror “RTCG”.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Malit të Zi, duke shprehur keqardhjen për incidentin.

“Ministria e Jashtme shpreh keqardhjen dhe dënon fuqimisht aktin e vandalizmit dhe djegies së flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës para ndërtesave të ambasadave”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme malazeze. Kjo ministri thekson se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat.

“Autoritetet kompetente duhet të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet më tej.

Ministrja e Jashtme e Malit të Zi thekson se është e bindur që raste të tilla të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis vendeve.

Ndërkohë, Aleanca Qytetare (GA) u bëri thirrje autoriteteve për të kryer një hetim të menjëhershëm, dhe të ndjekë penalisht autorët e krimit.

Kjo Aleancë thotë se qëndrimet e qeverisë malazeze bëhen shkak për incidente të tilla, për shkak edhe të mos respektimit të plotë të pakicave etnike atje.

The post Malazezët djegin në Podgoricë flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img