01,07,2025

Majlinda e Artë në Bjellorusi, mposht në finale xhudisten ruse

Must Read

Majlinda Kelmendi është ngritur sërish në piedestalet më të mëdha të kontinentit tonë.

Kampionia Olimpike fitoi medaljen e artë në garat e xhudos, që po mbahen në kuadër të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Heroina jonë mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për Distria Krasniqin, e cila kishte humbur në finalen e evropianit të kaluar nga kjo garuese.

Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës. Garat e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.

Pas pak minutash edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova, do të ndeshet në finale me rusen tjetër Daria Mezhetskaia. /IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img