10,09,2025

Majko e kundërshton idenë e Qosjes për shkëmbim territoresh

Must Read
Pandeli Majko

Majko i ka mbajtur akademik Rexhep Qosjes leksione të marrëdhënieve ndërkombëtare duke i shpjeguar se kufijtë janë të shënjuar mbi garancitë ndërkombëtare dhe e rregullave në bazë të të cilave shteti bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

“Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare.  Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar”, ka shkruar Majko, në reagim.

“Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i çdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar ai.

Deputeti i PS-së ka thënë se nga Qosja ka mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që dalin fitues, prandaj, edhe ka dalë kundër propozimit të tij për ndryshim kufijsh.

“Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së ‘trenit’ të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja ‘Çfarë duan shqiptarët!?’”, ka shtua ai.

Rexhep Qosja ka shpjeguar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se këtë po e bën për të shpëtuar Kosovën nga Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe. Ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është ide për të mos lejuar shtete të vogla të Serbisë brenda Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img