Kjo është e evidentuar në tre operacione të zhvilluara në Shqipëri dhe Greqi, raporton “Klan” Në rastin e transportuesit Arben Prendi në pikën kufitare me 29 Qershor në Morinë me 20 kg heroinë rezulton se në pjesën e kabinës së kamionit ishin krijuar modifikime të ndryshme me qëllim fshehjen e lëndës narkotike, nga kontrolli heroina u gjet e fshehur në një çantë me mbishkrim kinez.
Në rastin e arrestimit të personazhit Anest Koromani dhe bashkëpunëtorit të tij Romeo Beq në zonën e Kasharit policia arriti të gjente 560 gr të fshehura në 5 kuti metalike bojërash për lyerje automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike. Në rastin e arrestimit të grupit të Shyqri Kotorrit në Greqi në Dhjetor të viti 2015 rezultonte se i përfshirë ishte pjesë në rol aktiv dhe një punonjës i policisë, roli i të cilit ishte të vinte në dijeni organizatën.
Edmond Kotorri një prej drejtuesve e kontrollonte grupin e përbërë nga tre nëngrupe të vogla nga burgu i Grevanasë . Në çdo takim me trafikantët përdorej një kod i ri, kjo rezulton dhe në përgjimet e prokurorisë shqiptare ku shtetasi Arif Çiço i kthen mesazh Jurgen Mollës me tekst: Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrastin që ta di që është ai.
Kodet e përdorura zakonisht në sms për të nënkuptuar drogën nga ana e grupit të Jurgen Mollës dhe Shyqri Kotorrit janë fjalët ‘beton’ dhe ‘iPhone 6’, ndërsa grupi i Neredin Nazeraj përdor portokalle e provuar në përgjimet telefonike të datës 1 Dhjetor 2015, ku shtetasi Olti gjatë komunikimit me një shtetas tjetër me emrin Luli i komunikon se:
“Ja kalova portokallet për nga Vlora.” Shtetasit turq Abubekir Tuncdemir, Enver Kurulus kanë koordinuar kryesisht transportimin e heroinës në drejtim të Kosovës dhe Greqisë për t’ia vënë në dispozicion grupeve shqiptare me qëllim trafikimin drejt vende të BE.
.