05,03,2025

Mafia e tokave, sekuestrohen 15 mijë metra katrorë në Shkodër

Must Read

Toka, që ndodhet në fshatin Bërdicë, sipas dyshimeve të prokurorisë është kryer në favor të një shtetasi shqiptar i cili jeton në Kanada.

Hetimet e deritanishme tregojnë se Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkodër ka regjistruar një pronë në Bërdicë të Sipërme.

Sipërfaqja e trualli, thotë prokuroria, është 15 mijë e 500 metra katrorë e natyrës ullishte. Kjo pasuri, sipas akuzës, është në pronësi të shtetasit Adem Mlloja dhe disa personave të tjerë me të njëjtin mbiemër.

Prokuroria e Shkodrës dyshon se mbi bazën e akteve të sekuestruara është falsifikuar një vendim i këshillit të komunës në vitin 2014.

Po ashtu ka dyshime se është falsifikuar edhe akti i marrjes së tokës bujqësore në pronësi në korrik 2014. Mbi këto dyshime janë nën hetim edhe disa punonjës të ZRRP-së Shkodër.

The post Mafia e tokave, sekuestrohen 15 mijë metra katrorë në Shkodër appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img