11,09,2025

LVV kërkon veprim të menjëhershëm, marrje të përgjegjësisë dhe të informimit të fermerëve për gjendjen reale

Must Read

Në një konferencë për medie  Fazli Shabani koordinatorë i nënkomiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Ferizaj,  ka  reaguar   rreth  deklaratave nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj në lidhje me sëmundjen virale të gjedhit.

Shabani me këtë rast ka ngritur shqetësimin se përveç deklaratave nga kjo drejtori dhe AVUK nuk është duke u bërë asgjë konkrete në lidhje me këtë sëmundje të  gjedhit.

“Duke u bazuar në deklaratat dhe  atë qka u tha nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj në lidhje me sëmundjen virale të gjedhit (sëmundja e lëkurës me xhunga) ne e pamë të nevojshme madje të patjetërsueshme që nëpërmjet kësaj deklarate të njoftojmë publikun e me theks të veçantë fermerët e komunës sonë se gjendja në realitet është shumë më e vështirë dhe me dramatike se ajo që raportohet” tha Shabani me këtë rast.

“Deklarimi se situata është nën kontroll në komunën tonë në realitet nuk është aspak e vërtetë dhe se situata nuk është fare nën kontrollë, të paktën jo nga organet përgjegjëse, qofshin këto të nivelit komunal ose atij qendrorë (AVUK, Ministri). Këtë e dëshmon edhe ajo çfarë u tha në kronikën e TV Liria nga Drejtoria e Bujqësisë. Në fakt të gjitha informatat drejtoria i jep të gjeneralizuara, që d.m.th se ata nuk kanë të dhëna të sakta, e rrjedhimisht edhe situatën reale në teren nuk e kanë në kontroll e madje as nuk e dinë se çfarë po ndodhe”

“Deklarata se gjoja AVUK-u është duke vepruar në teren është jo e vërtetë, të paktën për komunën e Ferizajt. Ajo çka është duke vepruar AVUK-u në komunën tonë është konfirmimi i sëmundjes në rastet kur raportohen nga veterinarët e terrenit, e që në fakt ky nuk mund të quhet veprim, sepse veprimi në bazë të ligjit të veterinarisë në rastin e sëmundjeve ,,të Programit të parë” është shumë kompleks (Krijimi i qendrës emergjente, mbyllja e tregjeve dhe çdo lloj aktiviteti tjetër që nënkupton grumbullimin e kafshëve, eliminimi i çdo kafshe që rezulton pozitiv dhe kafshëve të tjera të cilat kanë qenë në kontakt me të, mbajtja nën kontroll e kafshëve të tjera të rrethit ku është vërtetuar ose dyshohet për sëmundjen, vaksinimi i kafshëve të shëndosha, dhe të gjitha këto duhet kompozuar nga shteti” ka thënë Shabani.

Shabani tha se masat që  janë duke u marrë nuk janë të mjaftueshme   por edhe ato që po merren nuk  po zbatohen.

“Të vetmet masa të cilat deri me tani janë marre nga komuna ose AVUK-u si organe përgjegjëse në këtë rast janë: Mbyllja e tregut e cila edhe ashtu nuk është bërë e plotë  pasi që ajo çfarë po ndodh në realitet është mbyllja zyrtare e tregut ndërsa tregtimi i kafshëve është plotësisht i lirë e madje  të shtunave tek tregu i kafshëve shihen edhe grumbullim i kafshëve dhe shitblerje e tyre” tha Shabani.

Shabani me këtë rast ka bërë thirrje  tek organet kompetente për veprim të menjëhershëm, marrje të përgjegjësisë dhe të informimit të fermerëve për gjendjen reale.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img