11,09,2025

Lutfi Mani: Mësimdhënësit fillimisht do t’i kenë pensionet 150 euro

Must Read

Rexhep_TWOJ_PRB_Sadiku_resize1jpg_size332x388_bgffffff_fsa4de18e7bc44b73b07c53b41ec28d105_tr2_p1

I ftuar në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit i ftuar ishte Lutfi Mani, nënkryetari i SBASHK-ut.

Ai ka folur rreth njohjes së stazhit të punës së mësimdhënësve që e kanë kryer punën e tyre në vitet 1990-1999.

“Ky lajm është i mirëpritur për të gjithë pensionerët që kanë dalë në Kosovë sepse është një numër i madh prej tyre që kanë dalë me 75 euro në pension”.

“Ata kanë qenë jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe vendimi i janarit sot është bërë realitet”.

Mani ka treguar për format e aplikimit të mësimdhënësve.

“Ata mund të aplikojnë në Drejtorinë Komunale të Arsimit ku janë formularët të cilët ata mund të aplikojnë”.

“Mësimdhënësit meqenëse në shkollat ku kanë punuar i kanë vërtetimet për punën e tyre që kanë punuar në vitet 90-99”.

“Kjo vlen për mësimdhënësit që kanë dalë në pension pa i mbush 15 vite para vitit 90”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img