Sipas Hazirit pikërisht në ditën e themelimit të shtetit të parë, ditën e Lidhjes së Lezhës, duhet treguar durim politik si dhe angazhim unifikues që në seancën e radhës kreu i AAK-së Ramush Haradinaj të kthehet në atdheut e tij.
Këto komente Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dha në një status të publikuar në rrjetin social facebook, që të plotin mund ta lexoni më poshtë:
Sot, më 2 mars, në ditën e Lidhjes së Lezhës, sinonim i kombit të bashkuar dhe themelimit të shtetit të parë, duhet mbi të gjitha të tregojmë durim politik e angazhim unifikues që më 6 prill ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, të kthehet në Prishtinë, në atdheun e tij, në familjen e tij.
Por, duhet t’i themi jo mllefit, kërcënimeve e shantazheve ndaj institucioneve.
Në anën tjetër, vazhdojmë ta duam Francën dhe nuk guxojmë ta urrejmë për shkak të Serbisë. Këtë po e duan ata që po bëjnë teftera për arrestime! LH.