21,12,2025

Lunaçek: Asociacioni s’guxon të ketë mandat ekzekutiv

Must Read

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta paraqesë një propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por Asociacioni s’guxon të ketë mandat ekzekutiv. Ajo po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të mundë të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën

Qeveria e Kosovës duhet ta paraqesë një propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por ky Asociacion nuk guxon të ketë mandat ekzekutiv.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste të botuar në gazetën Zëri ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek, duke shtuar se qeverisja lokale dhe bashkëpunimi midis komunave duhet të jetë i pavarur nga përkatësia etnike e popullsisë.

Gjatë kësaj interviste ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian ka folur edhe për raportet në mes të Serbisë dhe Kosovës në rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Sipas saj, asnjë qeveri e një shteti anëtar të BE-së nuk do të jetë e gatshme për të pranuar një shtet tjetër me kufij të paqartë në Bashkimin Evropian pas pranimit të shtetit të ndarë të Qipros më 2004-n dhe për këtë arsye duhet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

Ajo thotë se do t’i pëlqente që gjashtë shtetet e Evropës Juglindore të pranoheshin në të njëjtën kohë në BE, sepse siç thotë politikania austriake kjo do të eliminonte rrezikun e bllokadave të ndërsjella në procesin e anëtarësimit, por e pranon se kjo aktualisht nuk është realiste…(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img