Pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale për komunën e Ferizajt, kanë filluar kombinimet për Qeverinë Aliu.
Aq shumë kalkulime bëhen se kush do të jetë pjesë e kësaj Qeverie port ë gjitha këto nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtarë as nga kryetari I Ferizajt e as nga emrat që lakohen për këto pozita.
Por tani kur më pritet që më në fund Ferizaj dhe kryetari Aliu të kenë një Qeveri lokale e cila do të udhëheqë për kater vitet e ardhshme ka filluar të ngushtohen lista e emrave.
Sipas burimeve, jozyrtare, pritet që postin e të dytit të Ferizaj, nënkryetar i Ferizajt, ta merr Drejtori I deritashëm I Urbanizmit, Lulzim Aliu.
Për këtë Ferizajpress ka kontaktuar Drejtorin Lulzim Aliu, por ai as nuk e konfirmuar e as mohuar këtë.
Ka edhe kombinime të tjera por që më së mirë është të pritet që të bëhen publike nga vet kryetari Agim Aliu.
Kush është Lulzim Aliu:
Lulzim Aliu u lindi më 15.06.1971 në Ferizaj, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Studimet në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Elektroteknik i filloi në vitin 1990.
Ishte pjesëmarrës dhe organizues i demonstratave të vitit 1989, si dhe anëtar i kryesisë së Unionit të Pavarur Studentor gjatë viteve 1991 -1993.
Pjesëmarrës i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe epror i lartë në ZO të Nerodimes. Ai u aktivizua pas lufte në institucionet shtet ndërtuese të Kosovës.
Në mandatin e fundit katërvjeçar të Kuvendit te Komunës 2009 – 2013 ishte anëtar i saj, ku luajti një rol të rëndësishëm edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa.
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa që disa vite është edhe bashkëpronar i kompanisë projektuese dhe ndërtimore DYNAMIC COM.
Ka qenë anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt si dhe këshilltar politik i zv. Kryeministrit të Parë të Kosovës z. Hajredin Kuҫit
Aktualisht është Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Ferizajt