26,12,2024

Lufta e UÇK-së dhe sheriati islam

Must Read

Denigrimet dhe fyerjet ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj nuk kanë të mbaruar. Dikur këto denigrime vinin nga pushtuesi serb, në Kosovën e pasluftës, në vitet e para këso denigrimesh bëheshin nga miqtë e vjetër të Serbisë, pas tyre morën forcën e guximin të shkruajnë edhe shqipfolësit që dikur shërbenin në sigurimin shtetërorë serbët instaluar në vendin tonë, e së fundmi akuza në drejtim të UÇK-së dhe akterëve të saj ngritën edhe njerëzit që vetën e quajnë teolog apo ushtarë në rrugën e Allahut të Madhërueshëm.

Deri sap o lundroja nëpër rrjetet sociale, për tu informuar me aktualitet, syri më zuri një analizë të përgatitur nga Abdullah Abu Sumejja me titull ,,UÇK-ja nën peshoren e sheriatit dhe gjykimi mbi ata që kanë qenë në radhët e saja”. Më habiti ky artikulim dhe autori i saj, që kishte nxjerrë një analizë paradoksale në emër të sheriatit e rrugës së Allahut. Në të shumtën e rasteve, autori në fjalë gjykon e dyshon në luftën që kanë bërë ushtarët e lirisë. Ai dyshonte në luftën e drejt të UÇK-së që kishin bërë njerëzit e saj, e ndër të tjera ulë aq poshtë veprimtarin e atyre njerëzve, që në kohë lufte, me mungesa të shumta elementare luftonin përballë një makinerie shkatërruese që ishte ndërmarrë, për shfarosjen e popullatës së pambrojtur shqiptare, që ju nuk ishit pjesë e saj. Ende jam i habitur nga interpretimet e këtyre njerëzve, që mundohen ta shtrembërojnë të vërtetën e luftës çlirimtare dhe akterëve të saj, asnjëherë nuk kanë për të arritur në cakë, pasi që atëherë u bë luftë çlirimtare, në mbrojte të atdheut e të popullit mbarë.

Dua ta ngrisë zërin, le të dëgjohet në kupën e qiellit?

Kujt i shërbejnë këta individë ?!

Me çfarë guximi, gjykojnë luftën e shejtë të UÇK-së dhe aktereve të saj.

Ndoshta, po aq fajtorë, sa i apostrofuari është edhe Parlamenti i Kosovës, legjislacioni në vend, presidenca, shoqëria në përgjithësi, të cilët edhe pas shtatëmbëdhjetë viteve të pas luftës, nuk arritën të legjitimonin një ligj, me të cilin do të përndjekshin penalisht të gjithë ata që marrin guximin të shpifin në adresë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj.

Athua vërtet ka nevojë Zoti im, që unë të luftoj për të, apo në emrin e tij, athua bota tjetër e krishterë katolik e ortodoksë, nuk janë nën mëshirën e tij, athua vetëm myslimanët që trillojnë e nxisin luftë vrasëse, që shtrembërojnë historinë e proceset e saja, janë të shpëtuarit e tij.

Si ka mundësi që një njeri të marrë guximin e të shkruaj për njerëzit që mbrojtën pragun e shtëpisë, mbrojtën familjet e tyre, mbrojtën vendin në përgjithësi, pa dalim besimesh e kombësish, mbrojtën vendin që sot të kemi mundësi të shkruajmë unë dhe të tjerët, të shpreheshim lirshëm, por nuk kemi të drejt të abuzojmë e t’i shtrembërojmë proceset. Edhe në librin e shenjtë ,,KURANI”, është mjaftë mirë e potencuar, se të vdesësh në shërbim të atdheut, je i përzgjedhuri i Allahut, ta mbrosh pragun e shtëpisë ke gradën më të lartë në botën e amshueshme, ta ndihmosh tjetrin, je nga ata të ndihmuarit.

Në kohë lufte autori gjykon edhe hoxhallarët që ishin pjesë e lavdisë së UÇK-së, e që ishin në numër të madh, e shumë nga ata dhanë jetën që sot të frymojmë lirshëm, të shkruajmë e të debatojmë lirshëm, por jo duke i denigruar luftën e tyre. Edhe në kohë lufte kishte luftëtarë që praktikonin besimin e tyre, duke i përmbushur obligimet që i përcaktonte besimi, përkuleshin para Allahut, por asnjëherë nuk ua mohuan të tjerëve besimin që kishin. Shumë herë ushtarët e lirisë, që praktikonin besimin islam, gjatë lutjeve të tyre, shumë pranë kishin vëllezër të besimit katolik, por asnjëherë nuk i ngatërruan gjërat. Në vendin tonë luftën e bënim të bashkuar, kishim një ideal, sikur dikur që shpreheshin rilindasit tanë, “se feja e shqiptarëve, është shqiptaria”.

Edhe po duan të tjerët, vendin nuk mundë ta transformojmë në vende arabe, rruga jonë është për një shtet laik ku të gjitha besimet zhvillohen të barabartë pa cenuar të drejtat e të tjerëve. Rruga e Kosovës tani më është trasuar. Jemi popull Indo-Evropian, nuk jemi arab. Kemi kaluar gjatë duke respektuar kulturat e të tjerëve, e tani më jo. Ka përfunduar ajo kohë. Ka përfunduar periudha e persekutimit. Shqiptarët anembanë globit, musliman, katolik, ortodoks kanë vetëm një fe, shqiptarinë.

Po na e shpifni me këto demagogji të juaja. Jam i bindur se Allahu, ka për të ju dënuar, ju që prodhoni konflikt e luftënxitës.

Unë isha dikur, e mbetem edhe më tutje ushtarë lirie. Nuk dua ta di për ato që shkruani ju, sepse jam i bindur se ju i shërbeni shërbimeve sekrete, që nuk ia duan të mirën vendit dhe islamit në përgjithësi. Mallkuar qofshi o gjakprishur.

Ushtarë lirie isha dhe mbetem përgjithmonë, atëherë kur të ketë nevojë atdheu. Nuk dua të jem ushtarë në vendet e huaja, dua të vdes për vendin tim.

Jam i bindur se isha në rrugën e drejtë, pavarësisht asaj çfarë thuani ju, që shërbeni në të mirë të djallit. Jam i bindur që të gjithë ata që derdhën gjakun për lirinë e vendit, janë të përzgjedhurit e Allahut, të cilët edhe i ka graduar, jo shehid në gjuhën e huaj, por Dëshmorë të Kombit, në gjuhën e juaj. Jam i bindur se Allahu, ka për t’i shpërblyer të gjithë ata që humbën gjymtyrët në beteja për çlirim, jam i bindur se të gjithë ata që derdhën djersën dhe mundin për lirin e vendit, do të jenë nga të përzgjedhurit e Allahut. Të vetmit që duhet të gjykoheni, jeni ju shpifësa të luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësve të saj.

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi gjithë atyre që lanë gjymtyrët nëpër beteja!

Lavdi gjithë juve që derdhet mundin e djersën për lirin e Kosovës!

Mallkuar gjithë juve që shpifni dhe trilloni në emër të Allahut të Madhërishëm, ju jeni të humburit e Allahut e të kombit tuaj.

MA: Nexhat Shahini

(Magjister i Historisë)

Veteran i Luftës së UÇK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img