10,09,2025

Lokalizohet zjarri në pyllin e Novoselës

Must Read

Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Durim Selmani pohoi sot për mediat se “zjarri është lokalizuar dhe në vendngjarje janë zjarrfikëset dhe helikopterë, që po bëjnë çfarë është e mundur për të shuar flakët”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli informoi mbrëmë se “edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në ‎Vlorë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pyllin në ‎Novoselë”.

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu dje rreth orës 15:23, pyllin e “Pish Poros” duke djegur sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe pyje. Erërat e forta ndihmuan në përhapjen me shpejtësi të zjarrit që u afrua drejt pyjeve të Delisufit dhe Zvërnecit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img