13,01,2026

Lladrovci: Do të rrisim subvencionet në bujqësi

Must Read

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, konsideron se prioritetet e qeverisjes së tij në Drenas janë në linjë të plotë me pritshmëritë e qytetarëve, thuhet në një njoftim nga kjo parti.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit konsultativ me qytetarët e Komoranit-lagja Ibriqi, në Negroc dhe Abri të Epërme, të cilët i siguroi që kërkesat e tyre do të mundohet që t’i kthejë në vendime të dobishme për ta. “Komuna e Drenasit ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe në skemën mbështetëse, ne do ta përfshijmë edhe përkrahjen për fermerë në inpute bujqësore, shtimin e subvencioneve dhe lehtësimin e kushteve për plasimin e prodhimeve vendore në tregje”, u shpreh me këtë rast Lladrovci.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img