19,05,2024

LIVE VIDEO: Situatë e tensionuar, mijëra turq mblidhen në Roterdam

Must Read

Policia holandeze ka ndërhyrë me shkopinj gome kundër protestuesve në afërsi të Kryekonsullatës së Turqisë në Rotterdam.

Gjatë ndërhyrjes ku janë përdorur edhe policët me kuaj është vërejtur se disa qytetarë janë rrëzuar në tokë.

Ndërsa, aktualisht para konsullatës turke në Roterdam një mbledhur mijëra turq që kërkojnë nga policia holandeze të lirojë hyrjen për ministren turke, raporton lajmi.net.

Raportet e Turqisë me Holandën sot kanë arritur në pikën më të ulët, pasi që Amsterdami zyrtar nuk lejoj uljen e aeroplanit të ministrit turk në kryeqytetin holandez.

Holanda nuk e ka lejuar aterrimin e ministrit turk me arsyetimin se janë të ndaluar tubimet politike.

Ministrat dhe zyrtarë tjerë të lartë turq janë duke mbajtur tubime gjithandej Evropës për t’i bindur turqit që të votojnë në referendumin presidencial, ku Rexhep Tajip Erdogan pritet të merr kompetenca të pakontestueshme. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img