16,03,2025

Lista Serbe: Ushtria e Kosovës nuk është në agjendën tonë

Must Read
Branimir Stojanoviq/Lista Serbe

Stojanoviq duke folur në një intervistë për deutschewellen, ka thënë se ka mundur ta përdor Demarkacionin si mjet për shantazhimin e Qeverisë, por nuk e ka bërë këtë, sipas tij, pavarësisht se shumë marrëveshje nuk janë realizuar.

“Ndoshta dikush ka dashur që të prezantojë gjendjen, sikur prezenca apo jo e deputetëve serbë, e ka pamundësuar vendimin. Por më vonë është dëshmuar se vendimi nuk varet nga prezenca jonë. Për këtë vendim nuk ekziston shumica në parlament”, ka deklaruar Stojanoviq.

Ai ka shtuar se derisa nuk krijohen kushtet dhe raportet e respektimit të marrëveshjeve, nuk do të kthehen në institucione.

“Ne nuk jemi atje për të realizuar interesat tona, por interesat e popullit tonë. Pa aksione konkrete për realizimin e marrëveshjeve nuk mund të ketë as kthim në punën e institucioneve”, ka shtuar ai.

Politikani serb në Qeverinë e Kosovës ka pohuar se çështja e ushtrisë së Kosovës nuk është në agjendën e tyre.

“Kjo temë është bukur poshtë në agjendën tonë”, ka thënë Stojanoviq. /lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img