07,06,2025

Ligji i ri në Shqipëri– Rrezikohet e drejta e prindërimit nëse dhunohen fëmijët

Must Read

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi ligjin në komisionin e integrimit ditën e sotme, nga ku theksoi se pezullim nga detyra do të ketë edhe në rastet kur mjekët, mësuesit, edukatorët nuk raportojnë rastet e dhunës që mund të vërejnë tek fëmijët.

Po kështu, ministri theksoi se do të ketë sanksione të qarta ndaj çdo lloj shfrytëzimi që mund t’i bëhet fëmijëve. Ligji tregon mënyrën sesi institucionet duhet të veprojnë, në rast se fëmija vjen në shkollë i dhunuar nga familja apo e kundërta.

Sipas ATSH, studimi i fundit i World Vision tregoi se 3 në 4 fëmijë të varfër në Shqipëri, pohojnë se e kanë ndeshur dhunën dhe abuzimin në jetën e tyre.

Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve është depozituar në Kuvend për të kaluar për miratim nga parlamenti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img