Shtime,21 Prill 2016
Rezultate interesante, lojëra të bukura e fair play pamë këtë të mërkurë në Ligën e Institucioneve në Shtime.
Pastërtia e mposhti 3:2 Idriz Ajetin në një ndeshje e cila kaloj nën hijen e një lëndimi jo edhe të lehtë të lojtarit të skuadrës nga Pjetërshtica Bujar Rizanit i cili u dasht ta lë fushën dhe të niset për trajtim mjekësor por megjithatë sipas burimeve të skuadrës Rizani më nuk ka diçka në rrezik andaj edhe i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Vjosa e ka fituar përballjen direkte për një vend në play off ndaj Shoqërisë Civile ku më meritori në këtë fitore ishte Fatos Sokoli që tundi rrjetën rivale plot tri herë ndërsa dështimi i ndeshjes ishte Adnan Jakupi, gardiani i Shoqërisë Civile i cili mbrëmë pranoi së paku pesë gola.
Shkolla e Mesme mposhti Komunën e Shtimes me rezultat 4:1 në një sfidë ku profesorët dominuan tërësisht takimin.
Këshillat Lokal bëhen skuadra e parë në ligë që ja ndalin hovin FSK-së duke mposhtur atë me rezultat të thellë 5:1 dhe duke rihapur garën për kupën e Liderit pasi që ushtarët kanë +5 pikë mirëpo edhe një takim më shume të zhvilluar andaj e sigurt nuk është asgjë.
Emin Duraku&Skenderbeu ka nisur të rikthehet më lojë të bukura ku mbrëmë skuadra e Behxhet Fazliut fitoi 3:2 Këshillin e Bashkësisë Islame në një takim interesante ku Nexhat Veseli e Hysen Syla u dalluan me lojë të mirë.
Bajram Curri&Lasgush Poradeci vs Instituti Special Shtime u ndanë në paqe duke mbyllur ndeshjen me një barazim që nuk i konvenon asnjërës palë por megjithatë edhe një pikë është e vlefshme në luftën tejet të nxehtë për një vend në pozitat e para.
Aktualisht kurorën e Kampionit si ne Lige,Kupe ,Play OFF dhe Super Kupe e mbanë skuadra e FSK-se qe në sezonin paraprak nën udhëheqjen e Besim Nuhës fitoi gjithçka qe mund te fitohej ndërsa punën e tij po e vazhdon trajneri i ri i kësaj skuadre Eshref Qeriqi.