3 Maj 2016,Shtime
Të mërkurën me datë 4 Maj 2016 në Shtime pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së XI-të të Ligës së Institucioneve në Shtime.
Instituti Special Shtime vs Komuna Shtime do të takohen në një ndeshje ku aktualisht gjasat më të mira për kualifikim i ka Instituti Special Shtime e cila ka plot shtatë pikë më shumë se Komuna e Shtimes por ka para vetës një kalendar më të vështirë përderisa zyrtarët edhe pse matematikisht kanë hapur shanset për të siguruar një vend në play off. Interesante do të jetë në këtë takim paraqitja e dy vëllezërve Ismajli Mustafës dhe Shefshetit ku të dy këta në sezonet e kaluara kanë të fituar këpucën e artë të Ligës.
Shkolla e Mesme mund ti sjelle telashe të mëdha Vjosës nëse e ndal këtë skuadër me barazim apo e mposht atë , andaj në takimin e dytë profesorët me siguri se do të kenë përkrahje të madhe të skuadrave tjera pasi që humbja e Vjosës ju konvenon të gjithave por mos të harrojmë në këtë takim Fatos Sokoli do të kërkoj golat për ta shkruar historinë dukë shënuar gola në 11 xhiro radhazi që do të jetë edhe rekord i ri në Ligën e Institucioneve në Shtime ku deri tani atë e mbante Gëzim Tërpeza i Policisë së Kosovës duke shënuar 10 xhiro radhazi.
Në ndeshjen e tretë Emin Duraku &Skënderbeu skuadër kjo që bëri rikthim sensacional në ligë është favorit në ndeshjen ndaj Pastërtisë së Ferid Bilallit pasi që kjo e fundit do të luaj pa Bajram Isufin e suspenduar për shkak të ndëshkimeve me karton të verdhë por Pastërtia është skuadra që njihet me befasitë më të mëdha në ligën e Institucioneve në Shtime andaj EDS nuk duhet të jete edhe shumë komode ndaj saj.
Në derbin e zonës së ftohtë të tabelës Këshilli i Bashkësisë Islame do të jëtë nikoqir i Idriz Ajetit ku favorit pa dyshim se janë KBI mirëpo edhe Pjetërshitcasit janë skuadër shumë e pa përshtatshme sidomos për skuadra të mëdha.
Kur është fjala për derbi, ata do të vinë në fund.
Fillimisht QIRSKP e Naser Balajt do të përballet me Këshillat Lokal për ta kërkuar fitoren e radhës ku QIRSKP ndoshta mund ta shfrytëzoj formën e dobët që po kalon skuadra e Bujar Osmanit dhe më një fitore eventuale ata do ta rrëmbenin pozitën e dytë në tabelë (Nëse gabon KF Vjosa) dhe do ti siguronin vetes shumë komoditet në xhirot e radhës ndërsa në anën tjetër në momentin që QIRKSP fiton FSK lirisht mund ta nisë festën për Kupën e Liderit pavarësisht se çfarë rezultati arrin, megjithatë favorit në këtë takim nuk ka sepse edhe Këshillat Lokal janë skuadër e konsoliduar mjaftë mirë dhe kanë lojtarë cilësor në mesin e tyre.
Krejt në fund Bajram Curri&Lasgush Poradeci i Kadri Rashitit do të përballet me Liderët e tabelës FSK-në, skuadër kjo që është kampion aktual në të gjitha kompeticionet e Ligës por Kadro në sezonin e parë i kishte mposhtur ata në finalen e madhe.
Rëndësi ka se në fund të xhiros se XI-të në fushën Arbëri do të zbresin yjet e Ligës së Institucioneve në Shtime, Bullatovci ,Rushiti,Përteshi,Brahimi,Ademi,Ahmeti janë emrat që pritet ta djersitin fanellën e FSK-së ndërsa nuk dihet nëse edhe Salihu do ti bashkohet kësaj skuadre e në anën tjetër Mehmeti,Rushiti,Ramadani,Ferati,Maloku,Arifi e Shaqiri do të mundohen të mposhtin skuadrën që radhë mposhtët.
Xhiro e XI-të sjell spektakël në Ligën e Institucioneve në Shtime.