06,05,2024

Lideri i ISIS-it hedh aksidentalisht veten në erë (Video)

Must Read

Një shtetas indonezian, i cili ishte komandant i militantëve të grupit të Shtetit Islamik në Azinë Juglindore, vdiq duke luftuar në Siri, mes një sulmi të dështuar kamikaz, ndaj trupave besnike të presidentit sirian, Bashar al Asad.

Bahrumsyah vdiq kur makina e tij, e cila ishte e mbushur me eksplozivw, shpërtheu para kohe, pak para se të arrinte në një njësi ushtare siriane pranë qytetit qendror të Palmiras.

ISIS-i ka konfirmuar vdekjen e Bahrumsyah të martën, por ka postuar në llogarinë e tij në Twitter se sulmi vetëvrasës u ka shkaktuar dëme të mëdha trupave siriane, shkruan “International Business Times”.

Bahrumsyah thuhet se është zgjedhur me kujdes nga komandanti suprem i ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdadi ,për të udhëhequr një njësi te madhe luftarake, kunder ushtrise siriane

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img