29,03,2024

Liberalizimi që nuk erdhi para Euro 2016

Must Read

shba-416-mij-euml-vizitor-euml-shkel-euml-n-afatin-e-vizave-n-euml-2015_hd-780x439

Në tetorin e vitit të kaluar, kur përfaqësuesja kombëtare e futbollit të Shqipërisë ishte kualifikuar për Kampionatin Evropian të futbollit, që pritet të mbahet në qershor të këtij viti në Francë, ministri i Integrimeve Evropiane i Qeverisë së Kosovës, Bekim Çollaku, pati shkruar në faqen e tij në rrjetin social Facebook se “tifozëve në Kosovë iu premtoj se nuk do ndalemi së punuari që ata të udhëtojnë pa viza dhe ti festojnë fitoret bashkë me kombëtaren në Francë në 2016”.

Çollaku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se i qëndron besnik deklaratës së tij të mëhershme se “qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm dhe pa viza në vitin 2016”, por shton se nuk mund të precizojë datën e saktë se kur do të ndodhë kjo gjatë këtij viti.

Në anën tjetër, njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, thotë se dinamika e procesit të përmbushjes së kushteve brenda kritereve të vendosur nga Komisioni Evropian, nuk është menaxhuar mirë nga qeveritë e deritashme të Kosovës, sidomos në aspektin e përmendjes së afateve nga zyrtarët e saj. Sipas tij, angazhimi i dikasterit përkatës, në mandatin aktual të qeverisë, ka qenë serioz, por jo edhe e resorëve tjerë.

Çollaku ka theksuar se nga indikacionet që kanë dalë nga Komisioni Evropian, del që Kosova i ka përmbushur kriteret e përcaktuara, përfshirë edhe tetë rekomandimet e fundit, për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim vizash.Ndërkaq, Muharremi vlerëson se marrë parasysh zhvillimet e fundit, por edhe marrëdhëniet, siç i quan ai, të jashtëzakonshme ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, mund të pritet që në dy apo tre muajt e ardhshëm Komisioni Evropian ta japë rekomandimin pozitiv për Kosovën.

Sidoqoftë, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mbetet një nga temat dhe çështjet më të diskutuara viteve të fundit, por edhe shkas për premtime elektorale në disa raunde zgjedhjesh në Kosovë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img