26,12,2024

Liberalizimi ndoshta verën tjetër

Must Read

12573207_10153751614250225_6205969578813034200_n

Njohësja e çështjes së liberalizimit të vizave, Besa Shahini ishte e ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.

Shahini ka folur rreth faktit se shteti i Ukrainës ka marrë propozimin nga Këshilli i Bashkimit Europian për liberalizim të vizave.

Ajo tha se ka dallime mes Ukrainës dhe Kosovës ndonëse të dyja shtetet janë në kërkim të liberalizimit të vizave.

“Ukraina ka marrë propozoimn nga Këshilli Evropian duke u vendosur në listën e bardhë të Shengenit, kjo pasi në dhjetor raporti i KE është  se kanë plotësuar të gjitha kriteret ndërsa për Kosovën u tha se nuk i ka plotësuar ato”

“Sot çfarë ka ndodhur është se Ukraina ka marrë propozimin nga KE, Kosova nuk e ka marrë ende, është e mundshme që e merr gjatë vitit por për Kosovësn disponimi është shumë më i keq në Këshillin e Ministrave”.

Shahini tha se Kosova nuk është se ka ndonjë disponim pozitiv të përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.

“Disponimi në Këshill të Ministrave nuk është i mirë, janë pesë shtete kundër,ka edhe shtete mike që kanë problem me migrimin legal, kemi edhe Spanjën që ka problem me shtetësinë e Kosovës”.

Ajo u shpreh se Komisioni ende nuk ka dalur me raport përfundimtar se a ka arritur Kosova të plotësojë kriteret për liberalizim të vizave.

“Komisioni nuk ka dalur me raport përfundimtar, sipas gjitha gjasave janë plotësuar pjesa kryesore e kritereve por  demarkacioni nuk ka kaluar në Parlament”.

Shahini ka ngritur edhe një çështje tjetër, atë të azilkërkuesve që sipas saj mund ta rrezikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Një nga kriteret ka qenë që të zvogëlohet numri i azilkërkuesve dhe të sigurohen  masat që të  mos rriten këto numra, ndërsa në Kosovë në vitin 2015 kishte 80.000 azilkërkues që ka pasur një rritje të numrit të azilkërkuesve”.

Ajo ka deklaruar se në vitin 2016 është zvogëluar numri  i azilkërkuesve por që ka rrezik sipas Shahinit që ky numër të rritet sërish.

“Nëse shtetet e BE nuk vendosin masa të shkurtojnë kërkesat për azilkërkuesit, ky numër mund të rritet se në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë, rreziku ende mbetet dhe kjo nuk është e pranueshme prej vendeve të BE-së”.

Njohësja e çështjes së liberalizimit të vizave ka thënë se Kosova është trajtuar jo fer në këtë proces.

Ajo ka thënë se nuk është e sigurt nëse liberalizimi do të ndodhë së shpejti pasi Kosovën e sheh si të pafuqishme të vendosë kushte politike BE-së.

“Nuk jam e sigurt që ka me ndodhë shpejt, shtetet tjera që kanë fituar kanë pasur një arsye të fortë politike psh Turqia për shkak të refugjatëve, Ukraina për shkak të konlfikit me Rusinë, Kosova është e pafuqishme të vendosë kushte të BE-së”.

Ajo në fund ka thënë se Kosova duhet të lobojë më shumë ndërsa është shprehur pesimiste se liberalizimi mund të ndodhë verën e këtij viti, por sipas Shahinit ka gjasa që të ndodhë vitin tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img