19,04,2024

Lia Stublla me “Concrete Sparkle” paralajmëron një stil ndryshe (FOTO)

Must Read

Disenjatorja kosovare Lia Stublla sapo ka prezantuar koleksionin e saj të fundit “Concrete Sparkle”, të cilin e ka paraqitur nëpërmjet një fotosesioni.

E njohur për një stil më të veçantë, Stublla ka thënë për KultPlus se pikërisht ky koleksion është një koleksion paralajmërues për një stil ndryshe që do të hyjë në brendin e Lia Stubllës.

“Jemi duke e përgatitë studion e re që ka me qenë një koncept krejt ndryshe. Fustanet që do të prezantohen janë më të rëndë, që nuk janë praktikuar në studion tonë, do të jenë më elegantë dhe me materiale të shtrenjta dhe të punuara me dorë”, ka thënë Stublla e cila më pas ka shtuar se duke pas parasysh përkushtimin në këto fustane, edhe kostoja e tyre do të jetë më e lartë.

Lia Stublla ka thënë më pas se ky koleksion ka shumë shkëlqim dhe për atë edhe e ka quajtur me “Concrete Sparkle”. Duke pas parasysh se ky koleksion i paraparin një stili të ri të Stubllës ajo ka thënë se ky koleksion nuk është stinor por një koleksion që po hapë një portë të re në studion e saj. Fotografitë e këtij koleksioni i ka bërë Beni Cufi, grimin Dafina Neziri kurse modele e këtij koleksioni është Vesa Lamaxhema/KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img