31,01,2025

Letra e presidentit Trump: Shqipëria, një vend shumë i bukur (Foto)

Must Read
Donald Trump

Mirëpo, rastësia e deshi që dita e festës të binte në të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, e cila e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën, bosin e pronave të patundshme njujorkeze.

“I dashur Vehbi, të falënderoj që më ke ftuar”, i drejtohet ai me një letër personale botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”. “E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim”.

“Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. “më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t’ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…”

Në 22 maj, 2011, gazeta “Illyria” festoi 20-vjetorin e themelimit të saj. Vehbi Bajrami është tashmë botues i gazetës që prej 10 vitesh.

E botuar në, New York City, me abonim në të 50 shtetet e Amerikës, “Illyria” ka luajtur një rol të madh në sensibilizimin e politikës dhe diplomacisë amerikane për çështjen shqiptare, në veçanti Kosovën dhe trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.

Image

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img