10,09,2025

Letër e hapur drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj

Must Read

Letër e hapur, Kryeministrit Haradinaj nga Besnik Berisha

I nderuar z. Kryeministër ,po ju drejtohem me këtë letër të hapur duke shpresuar në zotimet e tuaja për punë efikase në qeverisjen tuaj.

Shteti ynë,Kosova,duhet të paguaj mbi 5 milion euro për shkak të shkëputjes së njëanshme të kontratës në vitin 2013 me shtypshkronjën austriake.

Ish kryeministri Mustafa pati inicuar formimin e një Task-force për hetimin e këtij rasti, dhe si shumë raste tjera edhe ky mbeti vetëm në letër.

Përgjegjësit për shkëputje të njëanshme të kontratës kanë emër dhe mbiemër të cilët i kanë shkaktuar dëm të madh vendit tonë,po veçoj :

– dëmin material mbi 5 milion euro nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit

– ndërrimin e paligjshëm të specifikave teknike ku si pasojë deri tani kemi mbi 40.000 pasaporta defekt dhe 14.000 pasaporta të shkatërruara qëllimisht për ti fshehur defektet dhe krimin.

– si pasojë e ndërrimit të specifikave teknike pasaporti ynë tani renditet në vendin e 85 në botë

– dëmi më i madh e që po mbahet i fshehur për opinion është vazhdimi i kontratës aktuale për furnizim me pasaporta, me negocim ,që komisioni nuk e ka nënshkruar sepse është në dëm të buxhetit të Kosovës mbi 6 milion e që kjo kontratë është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri në Qeverinë e kaluar. Kjo kontratë është fryer brenda natës nga 13 milion në 19 milion.

I nderuar z. Kryeministër, është koha e fundit që dora e shtetit të veproj në rastin e skandalit të pasaportave dhe deri diku të përmirësohet imazhi i vendit tonë sepse përgjegjësit kanë emër e mbiemër e këta janë :

– zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të MPB-së,që kanë shkëputur njëanshëm në vitin 2013, kontratën me shtypshkronjën austriake e si pasojë tani ne detyrohemi të paguajmë mbi 5 milion euro

– zyrtarët që jashligjshëm kanë ndërruar specifikat teknike të pasaportave e si pasojë kemi mbi 40.000 pasaporta defekt që janë në depo të MPB-së dhe kualiteti i pasaportes tonë ka rënë në vendin e 85 në botë

– zyrtarët e lartë të MPB-së që e kanë nënshkruar kontratën me negocim pa pëlqimin e komisionit për shkak të fryerjes së kontratës brenda natës nga 13 milion në 19 milion

– zyrtari i lartë i MPB-së që ka marrë dhuratë-ryshfet laptop në vitin 2012 që nuk e ka deklaruar si dhuratë, por ka tentuar këtë vit pas publikimit në media këtë laptop ta regjistroj si pasuri të MPB-së

Andaj,z.Kryeministër duke shpresuar në zotimet tuaja për luftimin e pakompromis të keqpërdorimeve të buxhetit të vendit,shpresoj se do të ndërmerrni masat që janë në kompetencen tuaj lidhur me skandalin e pasaportave.

Me respekt, Besnik Berisha, ish drejtor i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në MPB

Prishtinë, 31.10.2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img