02,05,2024

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Lutfi dhe Arban Dervishin

Must Read
Lutfi Dervishi

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Këta persona janë në kërkim ndërkombëtar”, ka pohuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Derisa policia ka konfirmuar lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj Lutfi e Arban Dervishit, Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm ka konstatuar se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbatimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se Gjykata është duke vepruar në zbatim të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale”, është shprehur zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Arban Dervishit, njërit nga dy të arratisurit e rastit “Medicus”, avokati Petrit Dushi, nuk ka dashur të prononcohet për këtë rast.

“Nuk kam koment për atë rast”, ka qenë përgjigjja e vetme që ka dhënë avokati Dushi.

Përveç Lutfi e Arban Dervishit, edhe anesteziologu, Sokol Hajdini është dënuar  me 5 vjet burgim nga Gjykata e Apelit. I njëjti është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme, pasi ai kishte të drejtë ankese në  këtë vendim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img