10,09,2025

Lëngu i këtij fruti është 5 herë më i fuqishëm se shurupi kundër gripit

Must Read

Nga shije.al Ananasi është një frut shumë i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese pafund, kjo gjë e bën një ilaç shumë të fuqishëm kundër gripit dhe të ftohtit në dimër.

Ai njihet ndryshe si mbreti i frutave, pasi ka një sasi shumë të madhe të përbërësve esencialë, vitaminave, mineraleve, enzimave dhe elementëve të tjerë. Për këtë arsye natyra e ka dekoruar ananasin me gjethet e tij në formë kurore.

Ananasi është i pasur në vitamina C, A, E, magnez, kalcium, potasium, fosfor, hekur, zink dhe vitaminat e grupi B. Të gjitha pjesët e ananasit mund të përdoren dhe të përgatitet edhe si çaj.

Membrana e ananasit është e pasur me një element shumë të nevojshëm si bromelina, që ndihmon në shpërbërjen e proteinave të cilat treten me ngadalë nga trupi. Lëngu i ananasit ndihmon digjestionin dhe pastron zorrët. Ja sesi t’a përgatisni:

Përbërësit:
250 ml lëng i freskët ananasi, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë çaji xhenxhefil pluhur, ¼ lëng limoni i freskët, 1 lugë çaji piper

Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit për të përgatitur shurupin. Më pas konsumojeni 2-3 herë në ditë për t’u shëruar nga gripi.
shije.life/2017/10/lengu-i-ketij-fruti-eshte-5-here-me-i-fuqishem-se-shurupi-kunder-gripit/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img