Ai është rrëzuar nga lartësia prej 6 metrash, kurse kishte për të mbajtur vetëm edhe gjashtë muaj burg.
Një shqiptar në Korneuburg të Austrisë i cili vuante burgun për shkak të vjedhjeve serike, ka tentuar të ikë nga burgu. Në përpjekjen e tij ai është rrëzuar nga ndërtesa e burgut dhe për pasojë ai ka pësuar lëndime dhe thyerje në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan krone.at përcjell “albinfo.ch”
Kështu, përpjekja e tij për tu liruar nga burgu përfundoi duke u dërguar me një helikopter për në spitalin më të afërt.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16 -17. Siç njoftojnë mediat austriake, gjatë kësaj kohe të burgosurit janë të lirë të lëvizin pa mbikëqyrje. Ai është rrëzuar nga lartësia prej 6 metrash, kurse kishte për të mbajtur vetëm edhe gjashtë muaj burg.
Për shkak të thyerjeve të shumta në trup, ai është dërguar në spitalin qendror në Vjenë, transmeton albinfo.ch. Gjendja shëndetësore e tij është duke u përmirësuar dhe pritet që të hënën të rikthehet sërish në burg.