03,06,2023

‘Leicester City është ekipi i vitit’

Must Read

leicester-1

Leicester City është ekipi i vitit në Angli.

Sipas gazetarit Adrian Durham të “Daily Mail”, ekipi i vitit në Angli duket të jetë i përbërë tërësisht nga lojtarët e Leicester Cityt.

John Terry së fundmi zbuloi zgjedhjet e tij për formacionin e vitit në Premier Ligë, dhe në 11-shen e tij ishin shtatë futbollistë të Leicester Cityt.

Por, sipas Daily Mail, ekipi i vitit në Premier Ligë duhet të jetë i përbërë tërësisht nga futbollistët e Leicesterit.

Leicester ka pasur një 11-she startuese të rregullt këtë sezon, me futbollistë të cilët kanë performuar gati në çdo ndeshje të zhvilluar në Premier Ligë.

Për këtë arsye, dhe për faktin se Leicester ka bërë befasinë më të madhe të vitit në botën e futbollit, duke qenë shumë pranë një titullit historik të Premier Ligës, në Daily Mail shkruhet se ekipi i sezonit në Premier Ligë duhet të ketë diçka që nuk ka pasur kurrë ndonjëherë, e kjo është të jetë i përbërë kryesisht nga futbollistët e një ekipi, pra atij të Leicester Cityt. /Gazeta Blic/

3316875D00000578-3535276-image-m-29_1460442467516

- Advertisement -spot_img
Të fundit

 I mituri në Ferizaj theret me thikë në kokë, i dyshuar një moshatar i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një person i mitur ka mbetur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img