25,04,2024

Leart Beqiri dhe Era Janjeva kampion junior të Kosovës për vitin 2016

Must Read

sport

Në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u mbajt Kampionati individual i Kosovës për juniorë. Morën pjesë rreth 70 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës.
Garat u karakterizuan me ndeshje të mira dhe cilësore që filluan nga çiftet e përziera, çiftet e meshkujve, çiftet e femrave, dhe kategorinë individuale për femra dhe meshkuj.
Pati shumë ndeshje interesante, rivalitet, befasi, e mbi te gjitha dita ditës cilësia e lojtarëve po rritet, e kjo sigurisht është arritur me formimin e ligës së juniorëve, shpresojmë edhe në të ardhëm e afërt FPPK do të hap edhe ligën U21.
Në çifte të përziera, titullin e kampionit e mbrojtën Jon Shala/Era Janjeva, që në finale ishin më të mirë se Fati Karabaxhaku/Alma Mehmeti duke fituar me 3:0.
Në konkurrencën e çifteve të femrave, në finale u takuan Alma Mehmeti/Bleona Lushaj nga Gjilani kundër Edona Shabani/Blerona Parduzi nga Vushtrria, fitues me 3:1 dolën lojtarët nga Gjilani
Garë shumë e fortë u zhvillua në kategorinë e çifteve të djemve, nga 16 çifte më të mirët në finale u takuan Ylli Dragidella/Blendon Luta dhe shokët nga klubi Petrit Dragidella/Leart Beqiri, çifti Dragidella/Luta e mbrojtën titullin e tretë radhazi, duke fituar me rezultat shumë të ngushë 3:2.
Në konkurrencën e juniorëve në gjysmëfinalen e parë u takuan, Era Janjeva dhe Blenda Lushaj, në një lojë shumë të fortë dhe të ngushtë, fituese doli Era, duke fituar me rezultat 3:2. Dueli tjetër gjysmëfinal ndërmjet Alma Mehmeti dhe Edona Shabani ishte shumë interesantë dhe i barabartë, fitoj pingpongistja nga Gjilani me 3:0. Në takimin final, u ndeshën Era Janjeva dhe Alma Mehmeti.
Alma tregoj lojë shumë të mirë, por edhe kësaj radhe Era nuk lejoj befasi duke fituar në fund me rezultat të ngushtë 3:2 e me këtë mbrojti titullin e Kampiones së Kosovës.
Në konkurrencën e meshkujve, patëm shumë lojëra interesante, dramë edhe rivalitet që deri në fund të ndeshjeve nuk dihej fituesi.
Në gjysmëfinale dominuan lojtarët e Prishtinës që ishin edhe 4 të parët në ranglistën e Juniorëve për vitin 2016. Sot në top formë ishte Yll Dragidella që fillimisht ktheu rezultatin nga 2:0 dhe 6:3 ndaj Jon Shalës, e pastaj në gjysmë finale e mundi edhe shokun tjetër të skuadrës Blendon Lutën me 3:2. Në gjysmëfinalen tjetër Leart Beqiri ishte më i mirë se shoku i tij i skuadrës Petrit Dragidella duke fituar me 3:0 Finalja ishte një loje e mirë dhe me shumë poenë atraktivë, Learti shfrytëzoi goditjet e tij me sipër rrotullim, që po u shkakton problem edhe lojtarëve më të mirë të Kosovës, në mënyrën më të mirë të mundshme duke bërë shumë pak gabimi, shënoi fitore ndaj Yll Dragidellës me rezultat 3:0 dhe me meritë fitoi titullin e Kampionit të Kosovës.
Turneu ishte mirë i organizuar nga FPPK, kurse për fituesit u dhanë diploma, medale dhe Kupa.
Renditja:
Çifte të përziera:
1. Jon Shala/Era Janjeva
2. Fati Karabaxhaku / Alma Mehmeti
3. Hektor Kryeziu / Lorena Elshani
3. Burhan Badivuku / Edona Shabani
Çifte – femrat:
1. Alma Mehmeti / Blenda Lushaj
2. Blerona Parduzi Eldona Shabani
3. Bleona Mehmeti / Loren Elshani
Çifte – meshkujt:
1. Ylli Dragidella/Blendon Luta
2. Petrit Dragidella / Leart Beqiri
3. Hektor Kryeziu / Ermir Bytyqi
3. Donat Sinani / Tomor Xhaka
INDIVIDUALE – F-
1. Era Janjeva
2. Alma Mehmeti
3. Edona Shabani
3. Blenda Lushaj
INDIVIDUALE – M-
1. Leart Beqiri
2. Yll Dragidella
3. Petrit Dragidella
3. Blendon Luta.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img