06,05,2024

LDK thotë se nuk do ta lejojë Thaçin të tregtojë me territor, ndërsa qëndron në pushime

Must Read

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, presidenti Hashim Thaçi nuk ka mandate që ta nxjerrë në pazar territorin e Kosovës. Hoti ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Ai deklaron se kushdo që hyn në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike, shkruan Express.

Kundër idesë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë sërish ka dalë kundër Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të lejojë që Thaçi dhe Vuçiq të bëjnë pazar me territorin e Kosovës. Ai shton se presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprimet të tilla.

Hoti ka thënë se kushdo që hyn në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike.

“Kosova është një dhe e pandashme. Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar. Presidenti Thaçi duhet të ndalet. Presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprime të tilla. Negociatat për territorin e Kosovës janë kundërkushtetuese dhe kushdo që hyn në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike”, ka shkruar Hoti.

Tutje, Hoti ka thënë se LDK-ja do të refuzojë çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit dhe pa pajtueshmëri të gjerë të forcave relevante politike dhe të qytetarëve.

“Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit”, ka shkruar Hoti.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img