FERIZAJ.07.05.2017. Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, në praninë e qindra aktivistëve dhe qytetarëve, shënoi 27-vjetorin e themelimit, ku ishte i pranishëm kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa.
Në kët shënim të 27 vjetorit të formimit të degës së LDK-së në Ferizaj morën pjesë strukturat më të larta të këtij subjekti politik.Në këtë ceremoni morën pjësë kryetari i LDK-së dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, minsitra e deputet nga ky subjekt politik si dhe anëtarë e simpatizant të këtij subjekti si dhe qytetarë të shumtë.
Këtë përvjetor të themelimit te LDK-së të pranishmëve u ka uruar edhe Isa Mustafa
“Kisha dasht që ata që po kërkojnë zgjedhje le të vinë dhe tu shohin këtu.Sepse zgjedhjet jeni ju vet,janë qytetarët e Kosovës.Puna jonë gjat qeverisjes sonë tregon për mënyrën më të ndershme dhe më demokratike që ne po ndjekim gjatë qeverisjes sonë. Ne kemi arritur që gjat mandatit tonë të kemi rritjen më të madhe të zhvillimit ekonomik në rajon, po luftojmë me të gjitha mënyrat krimin dhe korrupcionin, kemi politikat sociale më të mira të mundshme. Gjatë këtij mandati kemi razuotate të prekshme dhe kjo është bazë që në mandatin e ardhshëm të vazhdojmë tutje. Ne duhet të marrim edhe vendime të vështira, duhet tu mundësojm jëtë lirë .Janë vendime shtetërore te cilat duhet ti marrim me SHBA-të. Fal ndihmës së tyre edhe kemi të gjithë këto njohje dhe këtë zhvillim.Ne nuk i frigohemi asnjë mocioni të të tjerëve.Ne duhet të jemi unik sepse me unitet po që se sot dalim në zgjedhje do të fitojmë.” ka thënë Isa Mustafa
Më tej, kryetari Mustafa theksoi se po punohet me përkushtim që në çdo komunë të investohet për aq sa ka mundësi dhe kapacitete, duke përfshirë Komunën e Ferizajt.
Duke u bazuar në pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në këtë tubim, kryetari Mustafa tha se LDK-ja ka besimin, ka forcën, ka drejtësinë dhe ka mundësinë që të marr përgjegjësinë që të qeveris edhe në këtë komunë dhe në komunat tjera.
Më tutje, kryetari Mustafa foli edhe për shembullin e mirë të qeverisjes që ka dhënë LDK-ja gjatë kësaj periudhe, përkundër problemeve dhe dhunës me të cilën është përballur.
“Kemi treguar se para dhunës nuk dorëzohemi, para atyre që dëshirojnë që me çdo kusht të qeverisin me mënyrën dhe mjetet e tyre, nuk dorëzohemi”, ka thënë kryetari Mustafa,
Po ashtu, kryetari Mustafa, e veçoi nevojën e bashkëpunimit dhe ruajtjen e partneritetit strategjik me SHBA-të, shtetet e BE-së dhe të gjithë miqtë ndërkombëtarë, duke mos i rrezikuar raportet e mira me ta.
“Ne nuk kemi opsione alternative, ne jemi të orientuar vetëm drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave perëndimore”, tha kryetari i LDK-së, duke shtuar se në këtë rrugë Kosova do të përballet me disa vendime që nuk janë të lehta, por se vendimet e rënda do të përballohen duke qenë së bashku.
Me këtë rast kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa tha se LDK ka marrë iniciativa dhe veprime në të mirë të mirëqenies së qytetarëve.
“Është bërë punë e mirë në angazhimin e dhe ngritjen e kuadrove si dhe avansimin e femrës në komunën e Ferizajt. I është dhënë prioritet zhvillimit të bizneseve dhe krijimin e bizneseve të reja përmes infrastrukturës dhe ofrimit të kredive të favorshme. Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar rrugë dhe kanalizime, shkolla dhe ofrimin e kushteve sa me të mira me qëllim të ngritjes së cilësisë.Nuk është lënë pas dore as kultura dhe sporteve ku jan investuar me miliona euro.Gjatë kësaj kohe kryeministri dhe ministrat e qeverisë na kanë dhë përkrahje dhe kjo komunë ka pasur investime dhe projekte të papara deri më tani.LDK i pret zgjedhjet e ardhshme e përgatitur si kurrë më parë” ka thënë Muharrem Svarqa
Me këtë rast është ndarë Mirënjohja “Dr. Ibrahim Rugova” e cila këtë vit i ka takuar Sanije Aliut. Për këtë një biografi të shkurtër për veprimtaren Sanije Aliu e ka lexuar kryetari i LDK- së në Ferizaj, Muharrem Svarqa.
Më pas, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, së bashku me kryetarin e Degës, Muharrem Svarqa , kanë shpërndarë mirënjohje për personalitete të shquara që kanë kontribuuar për Kosovën dhe Ferizajn në kuadër të veprimtarisë shtetformuese dhe politike në Degën e LDK-së në Ferizaj dhe më gjerësi dhe u shpërndanë libreza anëtarëve të rinj të cilët sot iu bashkëngjitën këtij subjekti politik.