19,03,2024

LDK – pro reformës përmbajtësore edhe në degën e Ferizajt

Must Read

Valon Halimi

     Për të treguar se LDK ka qëllime të ngritjes dhe ruajtjes së ndikimit politik në vend, duhet të reformojë edhe degët. Të vazhdojë me ndryshimin e strukturave në formë demokratike, me marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke kaluar nëpër procese të votimit si domosdoshmëri e mbarëvajtjes dhe ndikimit politikë e demokratik, për të ardhmën e vetë LDK-së dhe degës së saj në Ferizaj si organizim politikë.

     Reformë, nuk do të thotë përjashtime as eleminim i ndokujt, që nëpërmjet këtij akti të vjen dikush tjetër. Reforma na duhet, sepse vota qytetare na tregoi se nuk kemi mjaftueshëm energji, platformë dhe struktura që na prezantojnë tek qytetari, si ofertë që duhet ndërlidhet me kërkesat e tyre, e në veqanti me ato të simpatizantëve të LDK-së.

     LDK – dega në Ferizaj, gjatë tre dekadave kishte dhe formoi personalitete kredibile, por tani më si të hargjuara në politikë. Prandaj, reforma në përmbajtje duhet të bëhet mbi bazën e një analize për të gjitha strukturat dhe gjeneratat, edhe si nevojë për kuadro, ku duhet të shihet një LDK e hapur për të rinjët e për profesionalistët, për gjithë ata që e duan LDK-në si shtyllë të shtet-ndërtimit, që e shohin partinë si hapësirë kontribuese për shtetin, duke e respektuar përmbajtjen e ligjeve; parime këto, mbi të cilat u ndërtua dhe falë të cilave ekziston LDK-ja.

     Reforma përmbajtësore në Ferizaj, ia siguron LDK-së të ardhmën e afërt dhe të largët, vendos standartin e ri, bënë kthesën e re, krijon faqen e re të historisë moderne, kalon nga shtet-formimi në shtet-ndërtim. Krejt dhe lehtë kjo reformë bëhet me vullnetin e strukturave kontributdhënëse si ato historike dhe aktuale, që janë të gatshëm të bëjnë hapa konkretë, kapërcimin e vetëvetës, për t’i dhënë hapësirë secilit, për një LDK me të ardhme të re, të pastërt dhe ndryshe, e cila i përshtatet modernës dhe më shumë konkuruese, duke e kthyer pushtetin lokal e duke përfaqësuar qytetin në nivel kombëtar, parlamentar dhe ekzekutiv-qeveritar.

     Duhet të punojmë në maksimum që LDK të kthehet si thelbësore, si domosdoshmëri, si lidhje institucionale e shtetit, e jo të mbetët vetëm si alternativë politike.

Valon Halimi,

Anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img