29,04,2024

LDK prezanton kandidatët për Kuvend Komunal

Must Read

 

Ferizaj.26.08.2017. Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka prezantuar 45 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit për Kuvend Komunal.

Kryetari i këtij subjekti politik, Muharrem Svarqa, duke prezantuar një nga një kandidatët e LDK-së për asamble, u shpreh i bindur se me këtë listë LDK do të del e para në këto zgjedhje.

“Është një listë e pasur në pikëpamje kuadrovike, një listë kandiduese e përfshirë nga të gjitha grupmoshat, në një ruajtje të kohezionit të gjeneratave dhe me një përfaqësim të të rinjve më shumë se ndonjëherë më parë në Lidhjen
Demokratike. Vota e LDK-së nuk do të shkoj në asnjë parti tjetër, është një votë stabile dhe besoj se ne për herë të parë po kandidojmë me përfaqësime të reja sepse të gjithë ata që kanë ushtruar funksione me rëndësi gjerë më tani për Lidhjen Demokratike, për shtetin dhe për komunën e Ferizajt të gjitha energjitë e tyre do t’i vënë në shëbim të përkrahjes të kandidatëve të Lidhjes Demokratike”, tha Svarqa.

Svarqa tha se LDK e ka pasur të vështirë t’i zgjedh njerëzit që do t’i fus në garë për Kuvend Komunal ngase, sipas tij, LDK-ja ka emra që premtojnë shumë për të ardhmen.

“Përshtypja ka mundur të jetë se ka qenë një punë e vështirë, por më e vështirë ka qenë përzgjedhja e njerëzve të mirë se sa vështirësia që mund të shfaqej në përpilimin e listës, sepse LDK punon me konsensus të plotë, përkundër asaj që ka numër më të madh të nëndegëve se sa që është mundësia e përfaqësimit të tyre, LDK në organizimin e vetë politik nuk e ka pasur mundësinë që t’i përfaqësoj të gjitha nëndegët veç e veç, por ne kemi bërë fuzione të dy e tri nëndegëve në dobi të përfaqësimit të një kandidati, varësisht nga ajo se si e kemi vlerësuar, ku kemi pasur mundësi të fitores më të mëdha, ose ku kemi qenë më stabil”, theksoi Svarqa.

Svarqa tha përbërja më e madhe e kësaj liste është nga fshatrat ndërsa janë vetëm 18 kandidatë nga qyteti.

LDK në Ferizaj në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kishte sigurar 13 ulëse në Kuvendin Komunal, mirëpo ndër vite ky numër ka ndryshuar pas kalimit të asamblistëve nga një subjekt në tjetrin, transmeton Televizioni Tema.

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për asamblist në Ferizaj nga LDK:

1. Muharrem Svarqa

2. Faruk Guri

3. Eleonora Isufi

4. Muhamet Çerkini

5. Heset Shatrolli

6. Hysnije Mustafa-Shamolli

7. Ramadan Baliu

8. Imri Hashani

9. Elfete Mehmeti

10. Shkëlzen Selamni

11. Nezir Mani

12. Qëndresa Salihaj

13. Burim Karameta

14. FadilHalili

15. Fitore Sadiku

16. Ekrem Mustafa

17. Flamur Istrefi

18. Jehona Mustafa

19. Gëzim Kokollari

20. Ridvan Nebihu

21. Yllkë Neziri

22. Xhafer Ramusholli

23. Vehbi Emini

24. Besa Goga

25. Hajriz Shabani

26. Balton Dërguti

27. Bahrije Hyseni

28. Haxhi Spahiu

29. Përparim Guta

30. Blerina Bajraktari

31. Selamn Shabani

32. Agon Zhinipotoku

33. Saranda Musliu

34. Burim Selmani

35. Nazim Haliti

36. Eglantina Ramadani

37. Kemajl Mustafa

38. Bedri Zeqiri

39. Fatime Xhafaj

40.Sabit Avdija

41. Florim Krasniqi

42. Avdurrahim Sallahu

43. Burim Ugzmajli

44 Gani Mahalla

45 Gani Xhemajli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img