Në prani të anëtarëve dhe simpatizantëve , dega e LDK-së në Ferizaj ka shënuar 28 vjetorin e themelimit të saj.Folësit me këtë rast kanë folur për të arriturat, ndërsa kanë thënë se Ferizajt dhe Kosovës më shumë se kurrë i duhet vizioni rugovian i zhvillimit
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vizioni i saj janë alternativa më e mirë qeverisëse si në niveli lokal ashtu edhe në atë qëndror .Kështu është thënë në manifestimin kushtuar 28 vjetorit të themelimit të degës së këtij subjekti në Ferizaj.Nënkryetari i LDK_së, Agim Veliu, në fjalën e tij ka vë në dukje se Ferizaj dhe qytetarët e tij e meritojnë një qeverisje më të mirë se sa kjo aktualja.Madje ka shtuar se një qeverisje më të mirë e meritojnë edhe qytetarët e Kosovës, teksa ka nënvizuar se ditë të mira vendit i vijnë vetëm me LDK-në në pushtet.
Duke iu referuar gjendje në vend, nënkryetari Veliu, ka potencuar nevojën e shkuarjes së vendit në zgjedhje ngase tashmë qeverisja aktuale në mungesë të numrave e ka humbur legjitimitetin funksional.
Në fjalën e tij kryetari i degës së LDK-së Muharrem Sfarqa, ka përmendur të arriturat e Ferizajt nën qeverisjen e LDK-së .Madje ka nënvizuar faktin se ky subjekt po rritet dhe po fuqizohet dhe kjo po bëhet falë pragmatizmit politik të LDK-së dhe vizionit rugovian
Për më tepër në këtë përvjetor dega e LDK-së ndau edhe çmimin “Ibrahim Rugova” për kontributin jetësor në këtë subjekt.Ky çmim post mortum iu nda veprimtares së këtij subjekti Emine Isufi.
Me këtë rast një biografi të shkurtër të kësaj veprimtare e lexoi ish kryetari i kësaj dege Adem Salihu.
Gjithashtu në këtë tubim u bë shpërndarja e librezave edhe për 28 të rinjë që aderuan në këtë subjekt, transmeton Televizioni Liria.