27,04,2024

LDK e PDK përplasen për kazinot në Ferizaj

Must Read

Një fushatë e tensionuar po zhvillohet në garën për Kryetar të Komunës së Ferizajt në fazën e balotazhit.

Partitë më të mëdha në vend po zhvillojnë një garë të tensionuar për garën për të parin e Ferizajt, duke akuzuar njëra tjetrën për rritjen e biznisit të lojërave të fatit, kazinove e bastoreve.

LDK në faqen e saj zyrtare ka postuar një fotografi ku reklamon të parin e PDK-së në Ferizaj si promotor të kazinove në Ferizaj pa ndonjë fakt, por vetëm me dy thënie.
Thënien e parë e përshkruajnë kështu: Super Svarqa në aksion:” Mbyll Las Vegasin e Ferizajt”
Ndërsa thënien e dytë: Në periudhën e Agim Aliut, qyteti lulëzonte nga kazinot.

E si përgjigje ndaj sulmit të cilin PDK e cilëson si sulm të ulët dhe pa fakte, kanë filluar të postojnë akuzat kur z.Faik Grainca, nën patronatin e z.Svarqa, u jepte leje hapje kazinove në Ferizaj, e që sipas PDK dega në Ferizaj nuk po dëshirojnë të merren me shpikje aty-për-aty për të fituar pikë por dëshirojnë të flasin me fakte. /FerizajPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img