Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebookut të degës në Ferizaj.
“Sot nuk u mbajt kuvendi zgjedhor i nendeges se Koshares per shkak se ne te merrnin pjesë rreth 130 veta dhe nuk kishte gatishmeri per krijimin e kushteve statutare per konstituimin e kuvendit prej 51 anetareve. Pas ketij akti disa nga te pranishmit reaguan ne menyre ekscesive duke provokuar situata te papranueshme per zgjedhjet ne LDK. Ne keto rrethana, kryetari i nendeges, z. Valon Halimi, i njoftoi te pranishmit se shtyhet kuvendi per nje date tjeter, kur do të krijohen kushtet statutare per mbajtjen e tij”, shkruhet në njoftim.
Por në anën tjetër një shpjegim krejtësisht ndryshe e ka ish-kryetari i nëndegës së LDK-së në Koshare të Ferizajit, Hajrullah Ademi.
“Sot është mbajtur Kuvend i rregullt i nëndegës, fshati Koshare, ku prezent nga dega e LDK-së ishin Muharrem Svarça me të cilin kam punuar 4 vjet dhe Mehmet Neziri ish-drejtori i Bankës, pensionist dhe Valon Halimi kryetar i nëndegës së LDK-së fshati Koshare. Shkurtimisht Valoni e hapi mbledhjen pastaj e morri Muharremi, ia nisi ligjërata dhe e pa humbjen e tij sepse ishin mbi 100 delegatë dhe tentojke ta ndërprejë dhe në fund e ndërprejti. Filloi tensionimi, mua më qitën në korridor dhe pastaj ka filluar përleshja. Shkaku i Muharrem Svarçës që e tensionoi situatën. Është shkaktar sepse e njoh, kam punuar 4 vite me të dhe e njoh se si mendon”, ka sqaruar Hajrullah Ademi, ish-kryetar nëndege i LDK-së në Ferizaj.