20,12,2024

LDK: Ahmeti punët në kryeqytet i ka bërë fet, VV burim informimi e kanë Beogradin

Must Read

ldk-vv-780x439

Debatit mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu ka bashkuar edhe Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë, pas akuzave që hapi sot Vetëvendosje duke zbuluar lidhjet biznesore të djemve të kryeministrit Isa Mustafa me biznesmenin serb, Miroslav Mishkoviq. Këtë reagim mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Kryetari i dështuar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, paska marrë prapë përsipër që të merret me çështje madhore, pasi që punët në kryeqytet i ka bërë fet.

Pasi ka neveritur qytetarët e kryeqytetit me keqmenaxhimin gati kriminal të Komunës, duke e shndërruar objektin e Komunën së Prishtinës në një kazermë banditësh që përgatisin molotovë për të djegur institucionet e shtetit, shtëpitë dhe makinat private të zyrtarëve të shtetit, Shpend Ahmeti, tash po përpiqet të bëjë analiza më të gjera politike.

Në një status në Facebook, Ahmeti se ka dert të luajë rolin e zëdhënësit të Daqiqit duke e cituar fije për pe, me korrektësi prej daktilografi, se çfarë ai paska thënë një natë më parë.

Shpend Ahmeti dhe padronët e tij, komisarë të VV-së, të cilët burim të vetëm të informimit për Kosovën e kanë Daqiqin, Vuqiqin dhe të tjerët në Beograd, është mirë të fillojë të mbyll ndonjë kanalizim në Emshir, të shtrojë ndonjë rrugë në Mat, të zvogëloj radhët 6 orëshe për një certifikatë në Komunë, të rregullojë trafikun…

Ndërsa në pyetjen e tij se “si arritëm deri këtu?” i bëjmë me dije Ahmetit me shokë, se Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të Kombeve të Bashkuara, është rezultat i sakrificave të jashtëzakonshme të popullit të Kosovës, i rezistencës paqësore të qytetarëve dhe elitës intelektuale, i luftës së lavdishme çlirimtare dhe përkrahjes së SHBA-ve dhe vendeve të tjera mike perëndimore.

E dimë që Shpend Ahmeti dhe shokët e tij ultra-majtistë nuk besojnë dhe po i luftojnë këto vlera dhe të arritura, por populli i Kosovës, duke përfshirë qytetarët e Prishtinës, nuk do të jetë kurrë peng i skenarëve dhe “alternativave të domosdoshme” të tyre”, thuhet në reagim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img