18,11,2024

LB: Zgjedhjet serbe agresion ndaj Kosovës

Must Read

foto22

Lëvizja për Bashkim konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk do të duhej që të lejohen.

Me anë të një komunikatë për media LB këto zgjedhje i ka quajtur agresion në Kosovë.

“Duke i anashkaluar pengesat juridike për mbajtjen e tyre, siç është mungesa e rregullativës ligjore për këtë çështje, ne konsiderojmë se arsyeja kryesore dhe e patejkalueshme për moslejimin e tyre është thellësisht politike”, thuhet në komunikatë.

Sipas LB-së problemi thelbësor me këto zgjedhje të Serbisë në Kosovë ka të bëjë me raportin midis dy vendeve.

“Mënyra se si i trajton Serbia këto zgjedhje përbën agresion ndaj Kosovës. Ajo, këtë votim nuk e konsideron si votim i qytetarëve të vet jashtë shtetit por, duke vazhduar ta trajtojë Kosovën si pjesë të vet, e konsideron si votim të qytetarëve të saj brenda shtetit serb. Duke u nisur nga kjo, zgjedhjet, më tepër se mekanizëm politik për ndikimin në gjendjen në Serbi, sa i përket raportit të fo rcave atje, shfrytëzohen për të arritur qëllime politike të Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet në reagim.

Duke pasur parasysh këtë, Lëvizja për Bashkim e kundërshton fuqishëm mbajtjen e këtyre zgjedhjeve serbe në territorin e Republikës së Kosovës për aq kohë sa shteti serb nuk e ndërron qasjen e tij agresive ndaj shtetit tonë./KosovaPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img