28,04,2024

Lazaratasi gëlltiti drogën dhe qëlloi me grusht policin

Must Read
Bako Buzheri

Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se, në afërsi të Sheshit “Karl Topia” po lëvizte një shtetas nga Lazarati,  i cili dyshohet për person në kërkim,  me rrezikshmëri kriminale,  menjëherë organizoi shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2, për të  bërë të mundur ndalimin e shtetasit të dyshuarit.

Në momentin që punonjësit e policisë janë prezantuar si dhe kanë nxjerrë dokumentin identifikues policor,  shtetasi Bako Buzheri, 31 vjeç, nga Lazarati, i cili ishte i shoqëruar me një shtetas tjetër  Tahir Brahimi , 30 vjeç, ka kundërshtuar dhe  goditur me grusht punonjësit e policisë.

Në këto momente njëri nga punonjësit e policisë është detyruar të bëjë  qitje në ajër me armën e zjarrit duke  thirrur “Policia Kriminale, Mos Lëvizni”. Sapo është bërë i mundur neutralizimi i këtyre shtetasve,  Bako Buzheri, ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”, dhe e ka gëlltitur.

Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur që të sekuestrojë  një pjesë të kësaj lënde narkotike. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia  gjeti dhe sekuestroi  një numër i konsiderueshëm farash të dyshuara narkotike.

Shtetasi Bako Buzheri, ka qenë i  dënuar  më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda , me 21 vite heqje lirie për veprat penale të, “Heqje me të padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit për vënie pasurie”, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata  e Lartë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë  i dy shtetasve të lartpërmendur dhe materialet procedurariale  do t’i  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatë Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ” Prodhim dhe Shitje e narkotikeve në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim  me dhunë i punonjësve të policisë”.

The post Lazaratasi gëlltiti drogën dhe qëlloi me grusht policin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img