28,04,2024

Latifi i gatshëm për hapin e radhës

Must Read

skenderi-780x439

Mesfushori kosovar Liridon Latifi është i bindur se është pjekur për të luajtur edicionin e ardhshëm në një kampionat më të fortë se ai i Shqipërisë.

Latifi e vlerëson të vështirë rrugën që ka kaluar deri tash t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Shqipërisë në futboll. Ai thotë se ka sakrifikuar shumë dhe se hapat kanë qenë të vështirë. Por është i lumtur me të arriturat e deritashme me Skënderbeun e Korçës, shkruan Koha Ditore.

“Është dashur të bëjë rrugë të vështirë për të arritur ku jam tani. Mendoj që këto do të jenë vetëm vështirësitë e para të karrierës sime. Shpresoj që edhe ato që do të më vijnë në të ardhmen do t’i kaloj me sukses, sepse pa sakrificë nuk ka sukses”, ka thënë Latifi të hënën për gazetën.

Latifi 22-vjeçar është shndërruar në lojtar kyç te skuadra korçare që po dominon futbollin në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img