09,11,2025

Largohen dy deponi ilegale të mbeturinave inerte, në Zaskok dhe afër Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Must Read

Ekipet e mirëmbajtjes të Kompanisë “Pastërtia” dhe NPL “Ambienti” së fundmi kanë larguar një sasi prej dhjetëra tonelata mbeturina inerte në dy pika të ndryshme. Është deponia ilegale e mbeturinave inerte në fshatin Zaskok dhe deponia ilegale e mbeturinave në afërsi të Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe shkollës ekonomike “Faik Konica”, ato që janë larguar.

Përgjegjësit njoftuan se aksione të tilla po realizohen vazhdueshëm në pika të ndryshme të qytetit dhe fshatra, pika këto të identifikuara ne bashkëpunim me GIZ-in Gjerman, mirëpo është shqetësuese papërgjegjshmëria qytetare për të krijuar deponi të tilla ilegale, e që në këtë rast, drejtues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë apelojnë tek qytetarët për mbrojtje të mjedisit duke hedhur mbeturinat në vendet e përcaktuara për to.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img